Arkitektura sikiste

Gurdvara e Baba Atalit ne Amritsar të Indise

Me termin arkitektura Sikiste nënkuptohet një shprehje e veçantë arkitekturore e karakterizuar nga kompleksiteti delikat, bukuria e matur dhe linjat lakore. Falë mungesës së ngurtësisë konsiderohet akoma në transformim të plotë, duke zhvilluar degë të reja edhe sipas mënyrave moderne. Megjithëse arkitektura Sikhe u zhvillua fillimisht paralelisht me Sikizmin, stili arkitekturor i saj në vazhdim u mishërua edhe në shumë ndërtesa me karakter jo fetar. Arkitektura Sikiste filloi të zhvillohej rreth shekullit të XVIII me pranëvendosjen e linjave të drejta dhe lakore të spërdredhura: shembujt e parë të Gurdvarave qenë Takht Sri Keshgarh Sahibi i Anandpur Sahibit dhe Tempulli i Artë (ose Harmandir Sahibi) i Amritsarit. Shembuj të mëtejshëm të kësaj arkitekture mund të hasen në Indi, Pakistan, Afganistan, Bangladesh, Arabi Saudite, Irak dhe Turqi: bëhet fjalë për vende përkujtuese të vizitave ose kalimeve të guruve sikhë. Shembuj modern të arkitekturës Sikhe mund të gjenden edhe në Amerië, Australi, Britani dhe – në masë më të vogël – edhe në pjesë të tjera të Evropës dhe Azisë.


© MMXXIII Rich X Search. We shall prevail. All rights reserved. Rich X Search